Vrasja në Fllakë, Brasha i kishte prerë veshin një shqiptari në Londër

Shares

Viktima Xhevahir Brasha

Xhevahir Brasha, i njohur ndryshe edhe me emrin Agim Caka, personi i vrarë ditën e djeshme në një atentat pranë shtëpisë në Fllakë të Durrësit rezulton të ketë pasur një konflikt me një bashkëfshatar nga Hasi, që jetonte në Londër gjithashtu.

Burime nga Prokuroria, thonë se Brasha i ka prerë veshin një shqiptari gjatë një konflikti në Londër. Kjo është pista kryesore në të cilën është përqendruar hetimi i Prokurorisë. Kjo e fundit dyshon se vrasja e Brashës lidhet me një hakmarrje të mundshme për konfliktin me bashkëfshatarin e tij në Londër. Viktima kishte 20 vjet që jetonte emigrant në Britani dhe tashmë, Prokuroria po kërkon informacion atje, për të zbuluar aktivitetet e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...