Paulin Alia është i dënuari pëpara një viti për mashtrim, pasi ka arritur që të marrë pesë herë kredi me dokumente të falsifikuara në bankat e nivelit të dytë në Tiranë.
Shtetasi Paulin Alia, i arrestuar javën e kaluar me akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit me pasoja të rënda në dëm të pesë bankave.
Më datë 13 maj 2015, Gjykata e Tiranës e ka dënuar Paulin Alinë me 20 vjet burg për akuzat e “mashtrimit”, “mashtrimit me kredi” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale”. Vendimi në fjalë është dhënë në mungesë të Paulin Alisë, si person i pandehur në proces, dhe ende nuk është apeluar.
Sipas të gjitha gjasave, Paulin Alia në një pjesë të gjykimit ka qenë i ndaluar për një tjetër çështje, për falsifikim dhe kallëzim të rremë, por pas lirimit të tij nga ai rast, ndaj tij nuk është aplikuar ndonjë masë sigurimi. Për rrjedhojë, Alia ka qenë i lirë deri në datën 9 shkurt 2015 kur u arrestua nga Policia e Tiranës bashkë me dy persona të tjerë me akuzën e kredimarrjes me dokumente false në gjashtë raste në Tiranë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












