Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 4 persona, të akuzuar për “vrasje me paramendim”, “prodhim dhe mbajtje e armëve pa leje”, si edhe për “plagosje me dashje”.
Këta persona konsiderohen përgjegjës për vrasjen e shtetasit Enton Nikaj, si edhe plagosjen lehtë të shtetasit Ismet Gaxherri, ngjarje e ndodhur në periferi të Tiranës në dt. 11. 11. 2015.
Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës ka rezultuar e provuar se shtetasit Martinaj, Tasho, Hasani dhe Kuçana janë përplasur fillimisht fizikisht me shtetasit Enton Nikaj dhe Ismet Gaxherri, në parkingun e lokalit në pronësi të Gaxherrit. Gjatë konfliktit, disa prej agresorëve kanë nxjerrë armë pistoletë dhe, në përleshje e sipër, ka mbetur i vdekur me plumb pistolete shtetasi Nikaj.
Prokuroria e Tiranës ka krijuar dinamikën e ngjarjes, nga e cila ka rezultuar se plumbi që i ka marrë jetën Enton Nikajt është qëlluar nga arma që mbante në duar i pandehuri Emiljano Tasho.
Ndërkohë, shtetasi Tasho akuzohet edhe për veprën penale të “vjedhjes me dhunë”, ku ai ka vjedhur me përdorimin e armës pistoletë shumën prej 220 mijë lekësh në një lokal lojëra fati në zonën e “Ali Demit”, në Tiranë.
Për ngjarjen e vjedhjes me dhunë, Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzën e përkrahjes së autorit të krimit për shtetasin Erjon Biraçi, pasi ka rezultuar se ai ka qenë nën shoqërinë e Tashos gjatë vjedhjes me dhunë që ky i fundit ka kryer në lokalin e lojërave të fatit.

Viktima Enton Nikaj
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












