FOTO/ Kapet hajduti i çantave dhe portofoleve në Elbasan

Shares

Policia e Elbasanit ka arrestuar një person, i dyshuar si autor i vjedhjes së çantave dhe portofolëve të tre shtetasve në këtë qytet.

Specialistët për krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, në sajë të një pune intensive disa ditore, finalizuan me sukses operacionin e koduar “çantat”, si rezultat i të cilit u arrestua Artur Isufi, 32 vjeç, banues në fshatin Mengel Elbasan.

Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë pasi gjatë një hetimi intensiv ka rezultuar se:

Më datë 14.02.2016,në lagjen “Shënkoll” Elbasan, ka vjedhur me forcë çantën e shtetases E.ZH, 23 vjeç, brenda në të, telefonin tip “Samsung S4” dhe portofolin me 7 mijë lekë (të reja)

Më datë 21.02.2016, në lagjen “Çlirimi” Elbasan, ka vjedhur me forcë çantën e shtetases K.K, 21 vjeç si dhe një sasi lekësh prej 10 mijë lekësh (të reja).

Më datë 23.02.2016,në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ka vjedhur me forcë shtetasen H.M, 23 vjeç, duke i marrë një sasi lekësh prej 7 mijë lekë(të reja) dhe një telefon tip “Samsung Galaxy”

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy aparate celularë, çantat dhe portofolat e tre shtetaseve, veshjet e përdorura gjatë krimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje” .

12788486_10206904696353497_1241497103_o

12788661_10206904695913486_620554448_o

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...