Denada Sadedini është dërguar për gjykim nga Prokuroria e Tiranës pasi akuzohet se ka mashtruar shumë vajza të reja, duke u premtuar punë si modele. Sipas prokurorisë Sadedini ka mashtruar një numër të konsiderueshëm personash duke u marrë para me qëllim promovimin e tyre në tregun e modelingut në vende të ndryshme të botës. Sadedini, ëhtë hetuar në gjendje të lirë për shkak se është nënë e re.
Ajo u merrte mbi 2 500 euro, më pas u shmangej kontakteve me “kandidatët” për model. Sadedini kontaktonte me personat e mashtruar dhe duke i bindur se do t’i promovonte në Evropë dhe në Kinë, u merrte paratë dhe më pas shkëpuste çdo kontakt me të rinjtë. Pasi e kanë kuptuar mekanizmit e mashtrimit, disa nga të dëmtuarit kanë bërë kallëzim pranë Policisë dhe, në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Tiranë e akuzon shtetases Sadedini për veprën penale të “Mashtrimit”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












