‘Ndahen” motrat binjake. Njëra prej tyre vdes në aksident

Shares

Arsina Isufi, 14-vjeçarja shqiptare, është viktimë e një aksidenti rrugor një ditë më parë në komunën Medicina në provincën e Bolonjës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.00, ditën e shtunë, kur pas mbarimit të orarit mësimor vajza nën shoqërinë e motrës së saj binjake po kthehej në shtëpi.

Makina e tyre është përplasur nga një makinë e tipit Opel Combo, drejtuar nga një shtetase italiane 38 vjeçare, banore e kësaj komune. Një helikopter i ndihmës së shpejtë ka transportuar me urgjencë 14 vjecaren shqiptare drejt spitalit “Maggiore” të zonës por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

binjake

Xhafer Isufi, babi i Arsinës, ish sipërmarrës ndërimi, aktualisht i papunë për mediat lokale është shprehur se kur ka mbërritur në vendngjarje ka kërkuar që 38 vjecarja italiane e cila drejtonte automjetin duke ka shkaktuar vdekjen e së bijës të largohej menjëherë. “Askush nuk mund ta kuptojë çdo të thotë të humbësh fëmijën.” Familja shqiptare së bashku me dy vajzat binjake jetonte prej disa vitesh në komunën “Medicina” të provincës së Bolonjës.

helikopt

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...