Indeksin Gjerman i Transformimit: Shqipëria e fundit në rajon

Shares

Shqipëria, në Indeksin Gjerman të Transformimit (Bertelsmann Stiftung) ka marrë një pikësim prej 6.7 nga 10 maksimale, duke shënuar kështu performancën më të ulët në rajon.

Indeksi i Transformimit i Bertelsmann Stiftung’s 2016 analizon dhe vlerëson cilësinë e demokracisë, ekonominë, menaxhimin politik në 129 ekonomi botërore. Këto matje, të konkluduara në një pikësim, priren të japin një panoramë të përgjithshme të situatës së një shteti të caktuar, si dhe raportin e konkurrueshmërisë me të tjerët.

Shqipëria është e fundit në rajon, ku kryeson Mali i Zi me pikësim 7.48, Serbia 7.43 dhe Maqedonia 6.86, shkruan Monitor.

Indeksi BTI 2016 tregon se Shqipëria ka shënuar progres të lehtë, si dhe mbetet nën mesataren e vendeve fqinje. Vendi ynë ka përmirësuar situatën që lidhet me garantimin e demokracisë, ndërsa ka treguar më pak avancime për zhvillimin, uljen e pabarazisë dhe papunësisë.

“Shkalla e papunësisë është rritur në vitet e fundit, duke arritur në 17%, ndërsa 14% e popullsisë jetojnë në prag të varfërisë, bazuar në të dhënat e vitit 2014. Gjithashtu, ekziston një hendek i madh në dallimet gjinore kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen në punë, përfaqësimi publik, edukimi dhe prona. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, pjesa e papunësisë së të rinjve është në 30%, dy herë më shumë se mesatarja europiane” – citon raporti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...