Shqipëria u përfshi në referendumin për të qëndruar apo për të dalë nga BE-ja të Mbretërisë së Bashkuar pasi një lider i fushatës “Të dalim” tha se Britania mund të bëhej një skuadër me Serbinë, Bosnjen dhe Shqipërinë në një zonë të tregtisë së lirë me të dalë nga BE-ja.
Ideologu kryesor i Konservatorëve dhe ministri britanik i drejtësisë, Micahel Gove ka tërhequr përçmim për deklaratën e bërë dy ditë më parë, ku ekspertët dhe kundërshtarët e tij, pro-Europë nxituan ta quanin referencën e Shqipërisë së varfër një gabim taktik.
Duke shkruar për Financial Times, Gideon Rachman tha se sugjerimet se Shqipëria mund të jetë një model i përshtatshëm biznesi për një Britani pas-daljes ishin “një gafë e rrezikshme”.
“Opsioni shqiptar është marrë me shaka nga fushata “Të Qëndrojmë” dhe për arsye të kuptueshme,” shkroi ai.
“Së pari, tingëllon shumë jotërheqëse – nuk ka shumë njerëz që do të ndryshonin një pasaportë britanike për një dokument shqiptar. Së dyti, është qesharake”, tha ai.
“Gabimi i Gove ishte të jepte emrat e vendeve me të cilat Britania mund të bashkëpunonte. Përveç Shqipërisë, ai përmendi gjithashtu Serbinë, Bosnjen dhe Ukrainën – asnjë nga këto vende nuk është shembulli ideal për paqen dhe begatinë,” shtoi ai.
“Nga ana politike, sugjerimi për të dalë nga BE-ja dhe bashkimi me Ballkanin është qartazi një propozim absurd. Mund të presësh të dëgjosh më shumë rreth Shqipërisë gjatë pjesës tjetër të fushatës së referendumit”, përfundoi ai.
Ndërsa “gafa shqiptare” e Gove ka tërhequr tallje, askush nuk dyshon se ministri i drejtësisë – me sensin e tij të historisë – është një aktivist perfekt i largimit të Britanisë nga BE-ja, që ai e quan një perandori jo-demokratike.
Në fjalimin e tij të hënën, ai e krahasoi bllokun me 27-anëtarë me “Austro-Hungarinë nën sundimin e habsburgëve, perandorinë ruse nën Nikolasin e Dytë, Romën nën perandorët e fundit apo Perandorinë Osmane në vitet e fundit”. Pergaditi reporter.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/