Krerët e politikës shqiptare përshëndesin liberalizimin e vizave të Kosovës

Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ku i ka uruar për vendimin e sotëm të Komisionit Evropian që vendosi propozimin për liberalizimin e vizave për shtetasit kosovarë në hapësirën ‘Shengen’.

Presidenti Nishani uroi homologun Thaçi dhe Kryeministrin Mustafa për “suksese të tjera të mëtejshme të Kosovës në rrugën e integrimit dhe anëtarësimeve në institucione dhe organizata ndërkombëtare.”

Edhe kryeministri Ram ka uruar nje mesazh te shkurtër në facebook liberalizimin e vizave të Kosovës “Fill pas UEFA-s tjeter lajm i gezueshem per Kosoven rekomandimi i Komisionit per heqjen e vizave. Me ne fund BE-ja po çlirohet nga nje turp”, shkruan Rama.

Lulzim Basha kreu i Partisë Demokratike i ka uruar qytetarët e Kosovës për këtë arri9tje të madhe sic e ka konsideruar ai. “Ne Bruksel ne Samitin e PPE per Ballkanin Perendimor ku sapo u komunikua lajmi i shumepritur dhe i merituar per levizjen pa viza te qytetareve te Kosoves ne zonen Schengen! Pergezime te perzemerta per qytetaret dhe autoritetet e Kosoves per kete arritje te madhe” shkruan Basha.

“Një fitore historike për Kosovën, qytetaret e saj dhe mbare kombin shqiptar” e ka konsideruar liberalizimin e vizave të Kosovës ish kryeministri Berisha.

“Te dashur miq, sot Kosova mori, ne merite te plote te autoriteteve dhe qytetareve te saj, rekomandimin per heqjen e vizave per levizjen e lire ne hapsiren e Shengenit. Kjo eshte nje fitore vertet historike e Kosoves, qytetareve te saj dhe mbare kombit shqiptar. Urime te perzemerta per Kosoven, autoritetet, qytetaret e saj dhe mbare shqiptaret! Sb”, ka shkruar Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...