Ministria e Drejtësisë dërgon në Holandë kërkesën për ekstradim e Arben Frrokut

Shares

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ka dërguar këtë të mërkurë në Holandë kërkesën për ekstradimin e Arben Frrokut.

Përmes një njoftimi për shtyp, MD ka bërë me dije se, bashkë me kërkesën për ekstradim është dërguar edhe vendimi i Gjykatës së Apelit për Frrokun.

Konkretisht, Apeli e ka dënuar Frrokun me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisar Dritan Lamajt.
Arben Frroku u arrestua me një pasaportë greke të falsifikuar në Holandë. Pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Hagës u vërtetua se identiteti i Renato Cepas ishte i rremë dhe se gjurmët e gishtërinjve përputheshin me të kërkuarin Arben.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...