Policia e Tiranës ka organizuar një aksion për kapjen e një të shumëkërkuari në “Zogun e Zi”. Personi i kërkuar bëri rezistencë dhe goditi efektivët e policisë. Policia qëlloi në ajër për të neutralizuar të kërkuarin Bako Buzheri.Më pas ai ka pirë menjeherë lëndë narkotike që mbante me vete.
NJOFTIMI I POLICISE
Policia e Tiranës u informua se në afërsi të Sheshit “Karl Topia” po lëvizte një shtetas nga Lazarati i cili dyshohet për person në kërkim, me rrezikshmeri kriminale, menjëherë janë organizuar shërbimet e Komisaraitit të Policisë Nr. 2, për të bërë të mundur ndalimin e shtetasit të dyshuarit.
Në momentin që punonjësit e policisë janë prezantuar si dhe kanë nxjerrë dokumentin identifikues Policor, shtetasi i për të cilin ishte marrë informaacion në rrugë operative, Bako Buzheri, 31 vjeç, nga Lazarati, i cili ishte i shoqeruar me një shtetas tjetër Tahir Brahimi , 30 vjeç, ka kundërshtuar dhe goditur me grusht punonjësit e policisë.
Në këto momente njëri nga punonjësit e policisë është detyruar të bëjë qitje në ajër me armën e zjarrit duke thirrur “Policia Kriminale, Mos Lëvizni”.
Sapo është bërë i mundur neutralizimi i këtyre shtetasve, Bako Buzheri, ka nxjerr një sasi të dyshuar si lëndë narkotike “Cannabis Sattiva”, dhe e ka gëlltitur.
Punonjësit e policisë kanë bërë të mundur që të sekuestrojë një pjesë të kësaj lënde narkotike.
Gjatë kontrollit fizik të shtetasit Tahir Brahimi policia gjeti dhe sekuestroi një numër i konsiderueshëm fara të dyshuara narkotike.
Shtetasi Bako Buzheri, ka qenë i dënuar më parë nga Gjykata e shkallës së Parë për Krimet e Rënda , me 21 vite heqje lirie për veprat penale të, “Heqje me të padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit për vënie pasurie”, por është lënë i lirë duke u shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve të lartpërmendur dhe materialet procedurariale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatë Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale ” Prodhim dhe Shitje e narkotikeve në bashkëpunim”, dhe “Kundërshtim me dhunë i punonjësve të policisë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












