Kreu i PD-së Lulzim Basha në një konferencë për median të pasdite së sotme, u shpreh se Edi Rama pranoi variantin e Komisionit të Venecias për vendet e rezervuara, por për vetëm dy institucionet, e jo në dy institucionet e tjera. Basha, theksoi se Edi Rama pranoi sot parimin e “vendeve të rezervuara” në vetëm dy prej institucioneve të reja të drejtësisë që pritet të ngrihen. Basha tha se Partia Demokratike e ka pranuar këtë parim për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe atë të Prokurorisë,
“Sot, pas insistimit tonë parimor përkundër presioneve të jashtëzakonshme dhe të paparimta, kemi një lajm të mirë: Edi Rama pranoi sot parimin e konsakruar në opinionin final të Komisionit të Venecias, në rekomandimin numër 88, atë që njihet si modeli i vendeve të rezervuara. Pranon parimin, por nuk dëshiron ta aplikojë atë siç rekomandon Komisioni i Venecias në katër institucionet e reja të sistemit të drejtësisë, por në vetëm dy prej tyre. Dëshiron ta aplikojë në KLGJ dhe KLP, me të cilën ne kemi rënë dakord që prej muajit shkurt. Më 17 shkurt, Partia Demokratike pas sugjerimit të OPDAT dhe EURALIUS, përzgjodhi modelet e vendeve të rezervuara për këto dy institucione vendimmarrëse. Komisioni i Venecias kërkoi zbatimin e këtij parimi edhe për dy institucione të tjera, Komisionin e Posaçëm të Verifikimit dhe Komisionin e Apelimit”, është shprehur Lulzim Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












