Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një pjesë të vogël nga fjalimi i prokurorit të përgjithshëm amerikan, Robert Xhekson. Përmes këtij fjalimi ai synon të adresojë si ndërhyrje të sforcuar dhe të paligjshme të prokurorit të SPAK për masën e sigurisë ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.
Por Rama derisa e publikon fjalën e prokurorit ikonik amerikan Xhekson nuk tregon se fjala e tij e përkthyer nga Rama nuk është fjalimi i plotë i Prokurorit amerikan që e mbajti në Konferencën vjetore të prokurorëve më 1940.
“Dhe po e ndaj sot me ju, fjalimin historik të Robert H. Xheksonit, sepse paralajmërimet e kryeprokurorit legjendar të Amerikës, njeriut që shkroi etikën moderne të prokurorit demokratik, tingëllojnë sot si të shkruara për ne”, shkruan Rama teksa prezanton fjalën e tij.
Por ndërsa shprehet me respekt për Prokurorin amerikan të viteve ‘40 ai nuk ka hezituar të tjetërsojë disa fjali të tij në mënyrë shumë të pandershme për ti vënë në shërbim të kontekstit shqiptar të këtyre ditëve e natyrisht në favor të tij. Pra përkthimi i fjalës së Xhekson është jp fjalimi i tij po se si Rama mund të përdorë fjalimin e famahëm për interesin e tij në konfiktin qeveri-SPAK.
a. Rama nuk tregon se po publikon pjesë nga fjalimi dhe jo fjalimin e plotë
b. Disa nga thekset e fjalimit të prokurorit janë përkthyer në pajtim me kontekstin e ditës në Shqipëri duke përforcuar këndëvështrimin e Ramës në lidhje me vendimin e SPAK për Ballukun. Përkthimi në fakt është një ndërthurje midis citimit të fjalimit dhe interpretimit përgjatë përkthimit.
1. Në pjesën e fjalimit ku shpjegohet rreth asaj “Kur prokurori kërkon njeriun përpara krimit…”
Origjinali përkthehet kështu: kur prokurori zgjedh njeriun që do “ta hetojë” dhe pastaj kërkon në ndër ligje për t’i “përcaktuat ” një shkelje, duke theksuar rrezikun e përdorimit selektiv të ligjit dhe hetuesve për ta “pin some offense on him”.
Versioni i Ramës e sintetizon duke e kthyer fjalinë në slogan: “kur prokurori kërkon njeriun përpara krimit, drejtësia vdes”, që e bën më patetike dhe më pak të lidhur me argumentin teknik për zgjedhjen e çështjeve dhe standardet e ndjekjes. Kjo e zhvendos theksin nga analiza procedurale te një mesazh politik apo moral.
2. Tek pjesa ku flitet për “Zbatimi i ligjit nuk është automatik; është human… fuqia më e rrezikshme kur zgjedh ata që mendon se duhen goditur”;
Në origjinal: “Law enforcement is not automatic. It isn’t blind… What every prosecutor is practically required to do is to select the cases for prosecution… If the prosecutor is obliged to choose his cases, it follows that he can choose his defendants. Therein is the most dangerous power of the prosecutor…”.
Versioni i Ramës i rimerr idetë, por riformulon “he can choose his defendants” si “ai i zgjedh ata që mendon se duhen goditur”, duke futur leksikun “goditje” që e ngarkon politikisht ndryshe nga formulimi në origjinal.
3. Tek fjalia “Kur fuqia e prokurorit bie në duart e një njeriu jo të mirë, prokurori bëhet njeriu më i rrezikshëm i një vendi”;
Origjinali është pak më i kufizuar: “when he acts from malice or other base motives, he is one of the worst”.
Përkthimi i Ramës e absolutizon: “njeriu më i rrezikshëm i një vendi”, duke e rritur një shkallë rrezikun krahasimisht me formulimin “one of the worst”. a.b; ai
Më poshtë po publikojmë fjalimin e përkthyer nga Rama dhe fjalimin e plotë në origjinal të ish Prokurorit të Përgjithshëm amerikan të viteve ‘40, Robert Xhekson.
FJALIMI I XHEKSON NË ORIGJINAL E GJENI KËTU dhe këtu 04-01-1940
FJALIMI I PUBLIKUAR NGA RAMA
Prokurori ka më shumë kontroll mbi jetën, lirinë dhe reputacionin e një personi sesa çdo njeri tjetër në Amerikë. Liria e tij është marramendëse. Ai mund t’i vendosë qytetarët nën hetim dhe, nëse është një lloj njeriu i caktuar, prokurori mund të merret me deklarata publike apo me insinuata të hapura ose të fshehura. Por ai mundet të ndjekë edhe një mënyrë më të hollë dhe thjesht të marrë në pyetje miqtë e një qytetari. Prokurori mund të urdhërojë arrestime, t’i paraqesë çështjet përpara një trupe pas dyerve të mbyllura dhe, mbi faktet e tij të njëanshme, të ngrejë akuzë duke i imponuar qytetarit uljen në gjyq.
Po ai mundet edhe të tërhiqet pa shkuar në gjyq fare, duke ia hequr mbrojtjes çdo mundësi për t’u dëgjuar. Ose mund të vazhdojë me një gjyq publik. Dhe nëse jepet një dënim, prokurori ka ende mundësi të ngrejë pretendime për masën e dënimit, njësoj si avokati i mbrojtjes.
Ndërkohë që prokurori, në rastin më të mirë, është një nga forcat më të dobishme për shoqërinë tonë, kur ai nxitet nga ligësia apo të tjera motive të ulëta, bëhet një nga forcat më të këqia. Fuqitë që ai ka, i janë dhënë sepse prej tij pritet të jetë i pandikueshëm, pra absolutisht i paanshëm dhe kurrësesi i shtyrë nga përfitime personale, ambicie politike apo presione publike. Detyrimi i tij i vetëm profesional është “që faji të mos ia hedhë dhe pafajësia të mos vuajë”.
Por, ndryshe nga gjyqtarët, prokurori nuk është natyrshmërisht i pandikueshëm. Ai emërohet ose shpesh zgjidhet, dhe i vjen t’i tregojë publikut zellin e tij. Për të bërë karrierë, ai rend pas një bilanci dënimesh. Lejomëni ta them edhe një herë: prokurorit i është besuar një fuqi e jashtëzakonshme dhe i kërkohet një karakter i pashoq.
Asgjë më të mirë nuk mund të bëjë një sistem ligjzbatues sesa të shmangë cfilitjet e panevojshme dhe ndjekjet e pajustifikueshme penale. Nëse një prokuror këmbëngul tek dënimi në një çështje që nuk duhet ndjekur fare penalisht, ose e gjykon një çështje në një mënyrë që nuk është e drejtë, dëmi që ai bën është i pallogaritshëm.
Kur fuqia e prokurorit bie në duart e një njeriu jo të mirë, prokurori bëhet njeriu më i rrezikshëm i një vendi.
Një nga rreziqet më të mëdha të abuzimit buron nga fuqia e prokurorit për të zgjedhur se kë ndjek penalisht. Të gjithë e kemi dëgjuar thënien e mençur se librat e ligjit janë aq të mëdhenj sa një prokuror mund ta gjejë një shkelje të çfarëdoshme ligjore për t’ia hipur në kurriz pothuajse kujtdo.
Është pikërisht këtu – tek zgjedhja e çështjeve – ku nxitet edhe tundimi më i madh. Prokurori mund të zgjedhë dikë që nuk i pëlqen ose dikë që dëshiron ta turpërojë, ose një grup njerëzish të papëlqyer nga publiku dhe t’u qepet për t’i gjetur në shkelje. Dhe pikërisht në këtë çast zbatimi i ligjit bëhet personal, dhe krimi i vërtetë bëhet fakti i të qenit i papëlqyer nga prokurori i gabuar.
Një prokuror i mirë mund t’i mbrojë njerëzit tanë nga krimi; një i keq mund t’i terrorizojë ata.
Zbatimi i ligjit nuk është automatik; është human. E përderisa është human, duhet vetëpërmbajtje e madhe. Fuqia më e rrezikshme e prokurorit është kur ai i zgjedh ata që mendon se duhen goditur, në vend që të zgjedhë çështjet që meritojnë të ndiqen. Me librat e ligjit plot me lloj-lloj parashikimesh për krimet, një prokuror ka shansin ta gjejë të paktën një shkelje teknike tek pothuajse çdo njeri.
Në një rast të tillë, çështja nuk është më të zbulosh kryerjen e një krimi dhe të kërkosh njeriun që e ka kryer; çështja bëhet të zgjedhësh njeriun që do të fajësosh dhe pastaj të kërkosh në librat e ligjit, e të vësh hetuesit në punë, për t’i hipur atij në kurriz një shkelje.
Tamam këtu qëndron edhe rreziku më i madh, rreziku që një post publik të përdoret për të poshtëruar, torturuar apo ndëshkuar një qytetar, jo pse është fajtor, por sepse është i papëlqyer apo i padëshiruar.
Cilësitë e një prokurori të mirë janë po aq të vështira për t’u bërë bashkë sa ato të një gjykatësi të mirë. Ato janë:
Ndershmëria. Integriteti profesional. Paanshmëria. Guximi dhe vendosmëria.
Por mbi të gjitha, ai duhet të kujtojë se misioni i tij kryesor nuk është të fitojë çështje, por të bëjë drejtësi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












