51 talente të reja në Bashkinë e Klosit, ekspozitë të përbashkët për mbrojtjen e mjedisit

Shares

Pamje nga ekspozita

Ekspozita e pikturës ‘Miqtë e Klimës’, me talentet e reja te Bashkise se Klosit, që u këtë fundjavë, përfshiu nxënës nga shkolla “Gurrë e Vogël”; shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Tema”; gjimnazi “Shaban Çollaku”; shkolla 9-vjeçare “Ramazan Velcani”; shkolla e Mesme e Bashkuar “Haxhi Lata” dhe shkolla 9-vjeçare “Veli Alla”.

Ekspozita u organizua nga ABC Tirana Club, në bashkëpunim më Bashkinë e Klosit, financuar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, AMSHC.

51 autorët paraqitë punimet e tyre me temë nga mbrojtja e mjedisit dhe efektet e ndryshimeve klimatike, të realizuara në teknika të ndryshme kreative.
Organizata rinore ABC Tiranq Club ka hapur më parë ekspozita me talentet e reja dhe në bashki të tjera të vendit, si në Tiranë, Korçë, Burrel, Gramsh, Peshkopi, Tepelenë dhe Kukës. Pas disa ditësh pritet të hapet një tjetër ekspozitë e arteve pamore me talentet e reja në Bashkinë e Dimalit.

Për ABC Tirana Club, stafeta e promovimit të talenteve të reja do të vijojë dhe në njësi të tjera administrative të vendit, në jug dhe në veri, duke kombinuar kreativitetin artistik me angazhimin social të nxënësve në sistemin 9-vjeçar dhe atë të mesëm. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...