Në foto nobelisti hungarez në letërsi për 2025, Laszlo Krasznahorkai
Nga Luela Myftari (Marrë nga A2cnn)
Kur qenka edhe një “Tango e Satanait”, pse unë kam lexuar vetëm “Melankolinë e qëndresës” vallë?
Gent Çoçoli / Aleph Klub godet sërish dhe shënon me Romeo Çollaku në fushëbetejën e letërsisë. Dhe të mendosh që para se ta lexoja u ankova për shkronjat e vogla që ishin përdorur në botim e që i hëngra një nga një siç han njeriu turpin me bukë kur mbaron së lexuari një vepër të tillë.
Mos gaboj ishte Arlindi që më tha blije se do shijosh letërsi të mirë. Atë vit që Aleph dhe Pika Pa Sipërfaqe ishin futur në një cep të panairit, pasi kishin munguar një vit… një vit që më detyroi të shkoja deri te zyrat e tyre, t’i takoja personalisht, se një vit pa ditur ç’botojnë e më sugjerojnë ca njerëz nuk rri dot. Keni edhe ju njerëz që i besoni verbërisht për atë që duhet të lexoni apo kur i pyesni: Çfarë të blej?
PS: Aleph Klub ka pasur një revistë Aleph kur isha në fakultet, kam disa numra të revistës ende në shtëpi dhe sa do të doja të mund të botohej sërish. Që atëherë, kur Epër7shme ishte si shtëpiza e leximit për mua, këta djemtë u bënë të besuarit e mi. Sepse e di që kur zgjedhin të botojnë diçka zgjedhin ca të mirë shumë. Laszo është një prej tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












