Tensionohet politika, Berisha mbledh grupin e PD: Duhen veprime, veprime dhe vetëm veprime ndaj organizatës

Shares

Kreu i PD, Sali Berisha reagoi ashpër pas miratimit pa debat të qeverisë në Parlament. Ai u tha gazetarëve se sjellja në Parlament e Kryeministrit ishte poshtërim i Kuvendit dhe qytetarëve. Pak minuta më vonë Berisha kërkoi në mbledhjen e grupit parlamentar reagim me veprime të deputetëve.

“As Maduro nuk e ka poshtëruar në këtë shkallë parlamentin, Rama është kryehorri i kombit dhe do marrë përgjigjen që meriton

Një akt tipik prej Kim Jong-Uni.
As Maduro nuk guxonte të bënte një akt të tillë.
As Maduro nuk guxonte të poshtëronte në këtë shkallë parlamentin, për çdo shqiptar ka vetëm një mision, shporrjen e tij një minutë e më parë nga pushtetit.
Kjo është një thirrje për çdo qytetar të ëtij vendi, të ngrihet në mision për të çliruar shqiptarët dhe Shqipërinë nga një kryehorr, i cili nuk ka asnjë dallim nga Elvis Doçi, nga Suel Çela, nga Bahri Bajri.
Nga një kryehorr që i vë drynin parlamentit sipas dëshirës së tij.
Ky është kryehorri i kombit dhe kombi duhet t’i japë përgjigjen që meriton.
Përgjigja është ajo që meritojnë të gjithë kryehorrat e kombeve”, tha Berisha.

Berisha tha në mbledhjen e grupit të PD se Rama asgjësoi sot parlamentin, ky akt i rëndë duhet të marrë përgjigjen më të fortë, jo me fjalë, por me vepra.

“Ka ndodhur që kjo organizatë kriminale që drejtohet nga Edi Rama të kalojë ligje për 5 minuta, por nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë dhe në asnjë vend, që një program qeverie, një kabinet të kalojë brenda 5 minutave siç u veprua sot.
Ky është një akt brutal dhune publike ndaj qytetarëve shqiptarë të çdo spektri që ka marrë pjesë në votim.
Ky është një akt brutal dhune ndaj opozitës dhe popullit opozitar, me të cilin Edi Rama, i cili kujtonte Fahri Balliun, Klevisit, për betejat e tij kundër nenit të agjitacionit dhe propagandës, Edi Rama një bastard i xhelatit të diktaturës që ka firmosur varjen në litar dhe ekzekutimin e njerëzve të pafajshëm, sot me një skenar të parapërgatitur ekzekutoi parlamentin, parlamentarizmin, opozitën në parlament dhe vendosi kështu rekordin më kulmor të dhunës dhe poshtërimit ndaj institucionit të parlamentit, ndaj Kushtetutës në radhë të parë, ndaj institucionit kryesor të vendit, parlamentit, dhe ndaj opozitës.
Natyrisht ky zhvillim dramatik meriton dhe duhet të marrë përgjigjen më të fortë dhe më të fuqishme.
Jo në fjalë, fjalët nuk kanë aspak vlerë, por në veprime, në veprime, në veprime.
Me aktin e tij, ai faktikisht shkelmoi, shumëzoi me zero, asgjësoi vullnetin e të gjithë shqiptarëve që morën pjesë në votim. Përfaqësuesve të atyre që votuan kundër Edi Ramës. Republikës parlamentare. Kushtetutës së kësaj republike.
Shpalli luftë të hapur, me një skenar të përgatitur, bashkë me kreun e parlamentit, që është një individ skllav i krimit dhe korrupsionit të vet dhe që tregoi se është i aftë të zbatojë çdo skenar të gatshëm që vjen nga Edi Rama dhe banda e tij”, tha Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...