Rreth 3 mijë euro është shuma totale e monedhave të hedhura nga turistët në shatërvanin “Fontana di Trevi”, që ndodhet në Romë. Ky ritual ekziston prej vitesh dhe praktikohet nga mijëra turistë që vinë nga e gjithë bota.

Legjenda tjetër, që ka frymëzuar edhe një film “”Tre soldi nella fontana di Trevi”, duhet që të hidhen 3 monedha në shatërvan. E para garanton rikthimin në Romë, e dyta do të sjellë një histori të re dashurie dhe e treta do të sjellë një martesë.
Për të parandaluar vjedhjen e monedhave që hidhen brenda, është vendosur që ato të mblidhen çdo ditë me qëllim që të financohet një supermarket për të varfrit e Romës, me ndihmën e Kryqit të Kuq në Itali.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/














