Çfarë ndodhi dje në zyrat e kompanisë që u përfshi në ‘tynelin e Llogarasë’. Detajet nga urdhëri i Prokurorit Prençi

Shares

SPAK njoftoi sot se çfarë aksioni kreu dje në lidhje me hetimet për tynelin e Llogarasë.

Vendimi për kontroll në kompanitë e kontraktuara është marrë në datë 10.04.2025 nga Dritan Prençi, Prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kunder Korrupsionit dhe Krimit té Organizuar.

Në urdhërin e tij të hetimit ai ka rreshtuar edhe dokumentacionin e nevojshëm.

“Ne funksion të kêtij procedimi eshte e nevojshme kwqyrja dhe marrja pranë shogërisë “Hill

International N.V” Degë e shogërise se huaj, me Nipt L91821016A, e dokumentacionit pêrsa i
përket kontratës nr. 1537/3 prot., datë 16.05.2022, te lidhur midis këtij Bashkimit të
Operatorëve Ekonomikë “Hill International NV” dhe “Net Group” sh.p.k dhe Ministrisẽ së
Infrastrukturës dhe Energjisë, me objekt “Mbikëqyrës punimesh në objektin “Ndërtimin e
Tunelit të Llogarase” në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostratës SH8 (Vlorës –
Sarandë)”, duke perfshire, por mos u kufizuar në:
– Dokumentacion në lidhje me shërbimet e realizuara nga secili prej anetarêve i
Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë;
– Dokumentacion i stafit të angazhuar për ofrimin e këtij e sherbimit, gjate të
gjithe kohëzgjatjes s ẽ kontratës;
– Dokumentacion ne lidhje me nënkontraktimet e kryera nga BOE “Hill
International NV” dhe “Net Group” sh.p.k;
– Dokumentacion në lidhje me të ardhurat, kostot dhe fitimin qe eshtë realizuar
nga secili prej anêtarève tê ketij BOE “Hill International NV” dhe “Net Group”
sh.p.k.
Për sa me sipër bazuar në nenet 24/1, 191, 198 dhe 201 të Kodit të Procedurës Penale,
VENDOSA:
1. Këqyrjen dhe marrjen e dokumentacionit te mésiperm pranë shogërise “Hill
International N.V” Degë e shoqerisë se huaj, me Nipt L91821016A, me adresë “Rruga
“Papa Gjon Pali II”, Ndërsa nr. 12, Qendra e Biznesit ABA, Kati 12, Zyra numër 1204″
2. Me kryerjen e ketij veprimi hetimor ngarkohet Hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit
z. Arnold Kolleshi.
3. Pengesat në ekzekutimin e menjehershëm të ktij vendimi, përbën konsumim të veprës
penale tê parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal”, thuhet në urdhërin e prokurorit të SPAK. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...