Kryeministri Edi Rama kërkoi ndjesë për përdorimin e fjalës “autik” gjatë një takimi elektoral duke e përdorur atë në një kontekdt të thellë negativ.
Rama tha në takim se të votosh kënetën je politikisht autik.
Rama është përballur me reagime të forta në rrjetet sociale, duke u detyruar të pranojë se deklarata ka qenë e papërshtatshme edhe pse e bërë pa qëllim.
“
Krejt pa dashje sot kam cënuar fëmijët autik dhe kam lënduar prindërit e tyre duke folur për autizëm politikë dhe më doli sot krejt padashje, por ja u desh të gaboja dhe pastaj të mësoja, prej vitesh është e papërshtatshme dhe në fakt me plot të drejtë.
Ju kërkojë ndjesë dhe kam jo vetëm respekt, por edhe admirim për ta dhe për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta që më ka shtyr që të nxis dyfishimin e mbështetjes së tyre nga qeveria”, thotë Rama. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












