Tregtarët thyejnë policinë dhe hyjnë në ambientet e bashkisë, tensionohet protesta për...

Tregtarët thyejnë policinë dhe hyjnë në ambientet e bashkisë, tensionohet protesta për tregun në Belsh

60
0
Shares

Tregtarët në Belsh u futën me forcë sot në ambientet e bashkisë pasi drejtuesit e saj refuzuan kërkesat e tyre lidhur me terrenin e zgjedhur për tregun e ri.

Ata u përfshinë sot në protestë duke kundërshtuar transferimin e tregut nga periferia, drejt fshatit Marinëz, rreth 5 kilometra nga qyteti ndërsa kanë çarë kordonin e policisë dhe kanë hyrë në ambientet e bashkisë, duke prentenduar se transferimi i tregut dëmton biznesin e tyre pasi është larg nga banorët.

Nga spostimi i tregut preken të paktën 300 tregtarë.

Lidhur me këtë ka reaguar sekretari i përgjithshëm i Bashkisë, Mustafa Çarçiu i cili deklaroi se zhvendosja e tregut është kryer me vendim të këshillit bashkiak.

“Pretendimet e tyre nuk qëndrojnë dhe është e drejta e tyre që të protestojnë. Aktualisht Bashkia me financim të qeverisë ka ndërtuar një treg bashkëkohor ku secilit i ofrohen kushte mjaft të mira dhe ku do të funksionojë gjithçka sipas rregullave. Një pjesë e madhe e atyre që ushtronin aktivitetin e tyre në tregun e improvizuar tashmë janë zhvendosur në tregun e ri dhe ndjehen shumë mirë dhe klientët nuk i kanë të paktë. Ndërkohë bashkia ka në plan që në një të ardhme të ndërtojë një markatë edhe në qytet”, tha Çarçiu. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY