Lulzim Basha dhe Oerd Bylykbashi hynë sërish në ambientet e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë ku u takuan me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Takimi kishte në qendër të vëmendjes miratimin e ligjit të Vettingun dhe 6 ligjet e tjera që shoqërojnë Reformën në Drejtësi. Në këtë takim, Basha shoqërohej nga deputeti Oert Bylykbashi, kurse Meta nga ministraj e Integrimit, Klajda Gjosha dhe Albana Shtylla.
Në një komunikatë të shpërndarë nga zyra e Kuvendit, bëhete ditur se në takim u konsultua për mënyrën e miratimit sa më të shpejtë dhe me konsensus të Ligjit për Vettingun. Gjatë takimit, Kryetari i Kuvendit informoi bashkëbiseduesit mbi bisedimet që ka pasur me Kryetarin e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, Ambasadorin e SHBA, Donald Lu, Ambasadoren e BE, Romana Vlahutin mbi domosdoshmërinë e miratimit të Ligjit për Vettingun brenda muajit gusht.
Në takim u dakortësua në parim nevoja për miratimin me përparësi, brenda muajit gusht të Ligjit për Vettingun, si dhe mbi kalendarin e shqyrtimit të këtij ligji sipas procedurave kushtetuese parlamentare, duke filluar nga dita e nesërme me mbledhjen zyrtare të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi. Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi se mbështet këtë kalendar dhe se opozita do të marre pjesë aktive dhe konstruktive në Komisionin e Posaçëm, duke filluar me prezantimin e komenteve të saj për Ligjin e Vettingut në mbledhjen e ditës së nesërme. Gjithashtu, Kryetari i Partisë Demokratike shprehu gatishmërinë për të avancuar edhe me ligjet e tjera, sapo anëtarët dhe ekspertët e opozitës të njihen me draftet më të fundit të përgatitura nga Komisioni i Posaçëm, veçanërisht Ligji për Prokurorinë Speciale dhe Ligji për Organet e Qeverisjes së Gjyqësorit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












