‘Korrje’ masive në Jug, asgjësohen 16.610 rënjë kanabis në Vlorë dhe Memaliaj

Shares

Në një operacion antidroge të radhës në Vlorë dhe Memaliaj janë sekuestruar në total 16.610 rënjë kanabis.

Vlorë 14.400

Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 8 parcela me rreth 14.400 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Beshisht dhe Roms, të cilat ishin të kultivuara në tokë dhe kubikë nëpër pyjet e këtyre fshatrave.  Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të copëtimit dhe djegies me zjarr. Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.

Memaliaj 2 210 bimë

Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur “Përroi i Poronizës”, Krahës 2, Memaliaj u konstatuan dhe u asgjësuan në 4 parcela 2 210 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...