DURRËS/ Gjithçka për një ditë pushimi aktive, tablet, kokainë, heroinë, kanabis dhe thikë. Por bien në pranga

Shares

Qarkullonin me doza lëndësh narkotike dhe me mjet prerës (thikë), në automjet, vihen në pranga 2 pasagjerët, procedohet në gjendje të lirë drejtuesi i automjetit.

Sekuestrohen doza lëndësh të dyshuara narkotike kanabis, kokainë e heroinë, 3 aparate celulare dhe mjeti prerës (thikë).

Shërbimet e Policisë në DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Along”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, shtetasit:

-I. H., 30 vjeç dhe A. B., 20 vjeç, banues në Durrës dhe Tiranë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin E. Sh., 34 vjeç, banues në Durrës.

“Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 34-vjeçari, shtetasve I. H. dhe A. B. iu gjetën dhe iu sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, kokainë e heroinë, 3 aparate celulare, 1 tablet dhe mjeti prerës (thikë)”, njoftoi policia. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...