Fund tragjik ka patur edhe një tjetër shtetas shqiptar i rreth të 40-ve në Itali, teksa po ndiqej nga policia. Shqiptari ishte vënë nën ndjekje nga policia për shkak të vjedhjes së një makine. Ngjarja ndodhi në rajonin e Breshias. Shqiptari po udhëtonte me një automjet tip “Audi A8”, e cila ishte vjedhur pak ditë më parë në Kazalmaxhore (Bologna).
Shqiptari ka qëlluar katër herë me armë në drejtim të policisë, teksa dyshohej se ishte pjesë e një bande ndërkombëtare të vjedhjes së makinave. Ai u ndoq në distancë nga policia rrugore dhe karabinierët, ndërsa u gjet i vdekur në makinën luksoze. Mediat italiane shkruajnë se policia nuk iu kundërpërgjigj por vazhdoi në këmbë ndjekjen e tij, deri sa shqiptari u rrëzua dhe qëlloi aksidentalisht me armë veten në fytyrë dhe mbeti i vdekur në vend përpara se ambulanca të mbërrinte.
Duke marrë parasysh drejtimin se shtënies së plumbit, dyshohet se ai është vetëvrarë. Arma nga e cila u shkrepën plumbat ishte një Baretta 84 e vjedhur kohët e fundit. Hetimet e menjëhershme do të kryhen për rastin, përfshirë edhe ekzaminimin balistik.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












