Jorida Tabaku: Pse rritja ekonomike nuk reflekton në cilësinë e jetës së konsumatorëve shqiptarë

Shares

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ka shpjeguar se pse rritja ekonomike nuk reflekton në nivelin e jetesës së konsumatorëve.

Tabaku ishte në një dalje për mediat bashkë me kryetarin e PD, Basha.

Jorida Tabaku: Faktet janë kokëforta ndërkohë që statistikat sigurisht që janë të komentueshme. Në të gjithë botën po vihet re një tendencë e rritjes së çmimeve, që fatkeqësisht në Shqipëri  vënë re më parë se në të gjithë vendet e tjera por problemi qëndron në mënyrën se si reagon qeveria, çfarë masash merr qeveria dhe si është situata ekonomike e familjeve shqiptare. Ne kemi ndjekur me shqetësim që përveç Dhomës Amerikane të Tregtisë, ku 70% e bizneseve e shikojnë situatën pesimiste, përveç Dhomës Gjermane të Tregtisë, që ka dhënë po të njëjtin pesimizëm në ekonomi, edhe Banka e Shqipërisë në raportin e publikuar dje, në Treguesin e Ndjesisë Ekonomike, prezanton një situatë negative në rënie të bizneseve por dhe të konsumatorëve. Kjo është situata reale dhe kjo është ajo që ndodh në terren që e tregojnë këto shifra dhe fakte, jo vetëm të raporteve ndërkombëtare të bizneseve të huaja por edhe njëkohësisht të Bankës së Shqipërisë. Pse nuk ka rritje ekonomike sot në Shqipëri? Ne dëgjuam në fakt, me shumë shqetësim deklaratën e dy ministrave që mburreshin për një rritje prej 17.9% të ekonomisë, ndërkohë që situata e përgjithshme e familjeve shqiptare është shumë e vështirë. E gjuthë kjo rritje ekonomike lidhet vetëm me dy elementë; së pari, sektori më i rëndësishëm që ka pothuajse 19% të produktit të brendshëm bruto, është në rënie. Prodhimi në bujqësi është në rënie, punësimi në bujqësi është në rënie, rreth 47.000 persona kanë dalë nga tregu dhe mos harrojmë që bujqësia gjatë vitit të kaluar, nuk ka pasur asnjë ndalesë dhe asnjë pezullim, ato kanë qenë në punë. Ndërkohë që e gjithë pjesa tjetër e ekonomisë varet nga një sektor, nga sektori i ndërtimit. Kjo është arsyeja se pse qytetarët shqiptarë sot, nuk po ndjejnë dhe nuk po përjetojnë asnjë përfitim të këtyre shifrave, sigurisht të punuara në zyrën e kryeministrit. Fondet e rindërtimit në ditën e zgjedhjeve, janë një nga arsyet se pse është rritur sektori i ndërtimit, disa punë sporadike po që lidhen me ditën e zgjedhjeve dhe ndërtimi informal që ndodh kryesisht në qytetin e Tiranës.  Kjo është arsyeja se pse nuk përkthehet as në rritje pagash, as në rritje pensionesh, as në rritje të mirqënies për qytetarët shqiptarë. Siç raporton vetë qeveria, sot 51.7 % të të ardhurave të një familje shpenzohen për ushqime dhe për energji elektrike, me çmime më të rritura. Inflacioni në gusht ishte 2%, për shportën ushqimore është 4,6% pra dyfishi i inflacionit. Ndërkohë janë rritur çmimet, ndërkohë që flasim, 90% e familjeve shqiptare kanë të ardhura më pak se mesatarja dhe shpenzojnë më pak se mesatarja për ushqime. Prandaj, kjo rritje e përgjithshme e çmimeve, edhe në mënyrë abuzive nga ana edhe e operatorëve në treg, me mungesën e ndërhyrjes së qeverisë, sepse në pjesën më të madhe të sektorëve ne kemi o situatë monopoli, o situatë oligopoli, ka shkaktuar një rritje të përgjithshme të çmimeve. Ne propozuam  një ulje të TVSH-së për shportën ushqimore, që është një propozim që e kanë zbatuar disa vende të Bashkimit Europian, po njëkohësisht e njohin edhe MSA-ja e lejon, që për shportën ushqimore, energjinë elektrike, po njëkohësisht furnizimin me ujë, që janë tre elementët bazë të mbijetesës për familjet e varfëra, të ketë një diferencim të TVSH-së. Dëgjojmë gjithologët e qeverisë, që thonë gjithë ditën që nuk reflektohet në ulje çmimesh. Nuk reflektohet, sepse qeveria është e korruptuar, se institucionet që duhet të rruajnë tregun janë të korruptuara, që nuk sigurojnë konkurrencën në treg, sepse në qoftë se do të kishim institucione të forta, që ruajnë tregun, që kontrollojnë tregun, që vendosin gjoba për kompanitë që rrisin në mënyrë abuzive çmimet, sigurisht, që sot ne do të kishim një situatë tjetër në treg. Nuk  mundet të rritet çmimi në bursë dhe të nesërmet të rritet këtu në Shqipëri. Ka ndodhur me karburantin, ka ndodhur me çmimin e miellit, ka ndodhur me shumë elementë të tjerë. Dhe kjo po sjell një rritje zinxhir. Elementi i dytë, se çfarë mund të bëjë një qeveri, që ne e kemi propozuar disa herë dhe që mund të ndihmojë familjet është indeksimi, jo me inflacionin po me rritjen e shportës, që është dyfishi i inflacionit, sepse po rriten produktet e nevojës së parë shumë më shpejt se çmimet e tjera. Për herë të parë vitin e kaluar me këtë qeveri paga reale ka qenë në rënie, pas 15 vitesh, sepse kanë dështuar për 8 vite që të rrisin pagat, që të rrisin pensionet edhe të indeksojnë me normë inflacioni. Vetëm në vite elektorale mbahet mënd rritje, jeni të gjithë këtu prezent, keni kohë që e ndiqni ekonominë dhe politikën, vetëm në vite elektorale mbahen mend rritje. Këto tre elementë që unë përmenda, një rritje ekonomike që nuk është reale, sepse nuk është e bazuar në treg, që nuk po reflektohet tek familjet dhe tek qytetarët, një rritje abuzive e çmimeve në treg, që nuk po mbështetet nga ana e qeverisë asnjë nga shtresat në nevojë për të rregulluar tregjet dhe për të ndërhyrë, në atë masë që ka mundësi qeveria të ndërhyjë, në ato tregje që ka mundësi qeveria të ndërhyjë, si me gjoba po ashtu edhe me mbështetjen e shtresave në nevojë, kanë krijuar këtë situatë që është e paprecedent, që nuk po ndodh në gjithë botën dhe në gjithë botën qeveritë e përgjegjshme po reagojnë, po  marrin masa dhe nuk po i lenë në mëshirë të fatit qytetarët.

Lulzim Basha: Zoti Rushaj keni diçka për të shtuar?

Alfred Rushaj: Të them diçka, sepse Jorida tha që ka mekanizma qeveria për ta mbajtur në kontroll çmimin nëpërmjet konkurrencës kryesisht dhe marr shkas nga ajo çfarë tha kryeministri dje, ju e dëgjuat kryeministrin në kuvend që doli dhe bëri një krahasim, sa ka qenë nafta dhe benzina në vitin 2013 kur ne ikëm nga qeverisja dhe sa është sot dhe se ç’nxorri një diferencë 10-15 lekë dhe tha kjo është për shkak të mirëqeverisjes sime. Vetëm se unë dua t’ju kujtoj në vitin 2013 fuçia në brend, në bursë është kuotuar 110 dollarë, sot është 79, 40% më lirë. Për të kuptuar çfarë politike ka bërë, çfarë politike ka bërë për të mbështetur rritjen e çmimeve në fakt, jo uljen e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...