VIDEO/ E irrituar pasi nuk fitoi juridikun, maturantja ironizon Ramën: Kemi kryeministër me diplomë pikture

Shares

Nje tjetër maturante me rezultate të larta, e cila ka dalë e zhgënjyer nga reforma që Ministria e Arsimit ka bërë për pranimin e maturantëve në universitetet ka qënë sot pjesë e protestës të zhvilluar para Kryeminsitrisë.

Tepër e irituar pasi ka humbur të drjetën për të studiuar juridik në unvesitetet publike, ajo e ka ironizuar kryeministrin Rama duke thënë se kemi një Kryeministër me diplomë pikture.

Më tej ajo e ka fajësuar kryeministrin Rama për situatën e rënduar që është krijuar.

“Ne jemi rinia shqiptare, nuk duhet të lejojmë që të na shkelin me këmbë. Në universitete është e ardhmja jonë. Nuk duhet të lejojmë korrupsionin dhe ata që paguajnë më shumë lekë të shkojnë në vendet më të mira në universitet dhe të tentojnë ryshfetin, sic po bëjnë ministrant dhe kryeministri ynë, I cili është një kryeministër me diplomë picture”, tha studentja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...