PROFIL/ Maturantja e dyta në Republikë me medalje ari, nuk fitoi degën që donte

Shares

Fituese e disa Olimpiadave dhe e dyta maturante më e mirë në Shqipëri,A.Zyberi nga Shkodra me lot në sy tregon se nuk arriti dot të fitonteshkollën e dëshiruar.

Së bashku me shokun e saj E.Haxhia, janë zgjuar që në 6 të mëngjesit përtë ardhur në Tiranë dhe për të kërkuar të drejtat e tyre, duke iubashkuar protestës së maturantëve përballë Kryeministrisë.

Zyberi tregon se pavarësisht mesatares së saj të ponderuar, 10.17, ajonuk arriti dot të fitonte degën e dëshiruar. Ndërsa E. Haxhia memesatare 9.7 nuk fitoi dot asnjë shkollë.

Që në fëmijëri, ëndrra e Zyberit ishte të bëhej një mjeke, por për shkaktë sistemit të ri arsimor, kjo ëndërr mori fund. Në shkollën e saj nuk ekishte paralajmëruuar njeri për kriteret që duhej të përmbushte për tëfituar degën shumë të dëshiruar.

As institucionet e tjera arsimore në vend nuk kishin publikuar asnjëkriter. Të gjithë i thonin: “Ke fituar medalje ari, nuk ke pseshqetësohesh aq shumë”. Dhe me të drejtë në fakt. Fundja nëse nuk do efitonte ajo, maturantja më e mirë në vend, kush tjetër mund ta fitonteatë degë?!

“Unë nuk ia dola. Edhe pse, mesatarja ime e ponderuar 10.17 (llogaritjetë reja të ministrisë) e tejkalonte mesataren e kërkuar prej tyre qëishte 8.5. Për çfarë po penalizohem unë? Që mesatarja ime është më elartë sesa e kërkojnë ata?! Ky është gabimi im?”

Po Haxhia? Edhe ai fitues i disa Olimpiadave, u godit rëndë nga sistemii ri arsimor. Ndryshe nga shoqja e saj, ai nuk fitoi dot asnjë degë. Asnjë!

“Nuk arrij ta kuptoj, sesi unë me mesatare 9.7 nuk arrita dot të fitojasnjë nga 10 degët e përzgjedhura, ndërsa shoku im me mesatare 7.6arriti të fitonte një degë shumë të mirë këtu në Tiranë. Ministrja earsimit më detyrohet një shpjegim për këtë, kryeministri më detyrohetnjë shpjegim!”

Dy shokët nga shkolla e Medresesë në Shkodër, janë pjesë e maturantëveqë protestuan sot përpara Kryeministrisë. Ata thonë se nuk do ndalen,por do vazhdojnë të protestojnë derisa sistemi i ri arsimor të ndryshojë.

Maturantët nga skajet e Shqipërisë u bashkuan për të kërkuar të drejtëne tyre para kryeministrisë.

Të pyetur nga Newsbomb.al me lot në sy dhe çadra në duar tregoningjimnazin ku kishin studiuar, mesataret e tyre dhe ëndrrat e thyera.

Kjo është një listë me nxënës nga gjimnaze të ndryshme, kryesisht ngagjimnazet e Tiranës, por edhe nga Vlora, Elbasani dhe Shkodra, të cilët
nuk kanë kapur asnjë degë. Të paktë kanë qenë ata të cilët kanë fituarnjë nga degët, zgjedhjen e nëntë ose të dhjetë në listë.

1. I.Gjini, mesatare 9, Gjimnazi Ibrahim Rugova, Kamëz

2. I.lleshi mesatare 9.71 Gjimnazi Ibrahim Rugova, Kamza

3. Arjola Sina mesatare 9.4 Gjimnazi Aulona, Vlorë

4. A. L mesatare 10.14 Gjimnazi Medrese, Tiranë

5. Xh.L mesatare 9.2 Kostandin Kristoforidhi,Elbasan

6. K.I mesatare 9.17 Kostandin Kristoforidhi,Elbasan

7. I. M mesatare 8.5 Qemal Stafa,Tiranë

8. D.H mesatare 9.7 Qemal Stafa,Tiranë

9. Egi Peti mesatare 9.3 Sami Frashëri ,Tiranë

10. Irdi Sadiku mesatare 9.2 Sami Frashëri ,Tiranë

11. O.SH mesatare 9.2 Sinan Tafaj ,Tiranë

12. Rezana Bulgu, mesatare 9.7, Gjimnazi Ismail Qemali, Tiranë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...