Kanë rrahur dhëndrrin bashkë me të atin, policia e Tiranës u vë prangat.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” i shtetasve B. Ç., 54 vjeç dhe H. Ç., 22 vjeç (bab e birë) pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve K. M., 30 vjeç dhe A. M., 53 vjeç ( dhëndrrin dhe krushku e tyre)”, njofton policia.
Arrestime të tjera në Tiranë:
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” i shtetasit H. L,. 62 vjeç, pasi në Valias i Ri, Kamëz, duke punuar në objektin në pronësi të këtij shtetasi ka rënë nga skela, punëtori shtetasi K. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
K. F., 25 vjeç dhe A. D., 35 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;
D. S., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/