Celibashi fton partitë të shohin fletët e pavlefshme para se të digjen

Celibashi fton partitë të shohin fletët e pavlefshme para se të digjen

157
0
Shares

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha sot se numri i fletëve të pavlefshme dot ë ishte më i vogël nëse në fletën e votimit dot ë vendoseshin emrat e kandidatëve.

Ai deklaroi sot se janë 83 mijë fletë votimi të pavlefshme.

Celibashi ftoi subjektet politike që para se fletët të digjen ti shohin për të kuptuar arsyet përse janë shpallur të pavlefshme.

“Me fletët varet si është organizuar informacioni. Një gjë mund ta them me siguri, jo vetëm për kohën që patëm në dispozicion, KQZ arriti të bënte një fushatë informimi si asnjëherë tjetër. Tani nuk dua të bëj profetin megjithëse jemi post-factum, por nëse fleta e votimit do ishte me emra, ndoshta do ishte ndryshe. Por vendimmarrja e CAS-it dhe Kolegjit vlerësoi që informacioni mund të ishte më i thjeshtë për votuesit. Kemi 83 mijë fletë votimi të pavlefshme. Ngelet një analizë për të vlerësuar se sa ndikoi fleta e votimit. Pasi të shpallen rezultatet, në momentin që materiali do të asgjësohet do të ishte e dobishme edhe për partitë politike dhe subjektet. Para se KQZ t’i djeg’ ndoshta është mirë që të shohim ato fletë votimi që janë vlerësuar të pavlefshme, për çfarë arsye është”, tha Celibashi.

Kreu i KQZ duke komentuar votimin elektronik në Njësinë Nr. 10 u shpreh: “Në procesin e votimit elektronik mundësia që një fletë votimi të jetë e pavlefshme është zero. Por ne vendosëm edhe një opsion për votuesit që nuk dëshironte të zgjidhte asnjë subjekt. Të gjitha fletët e pavlefshme janë sepse ata votues nuk kanë dashur të zgjedhin asnjë subjekt”.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY