Shkrepet arma, i riu merr tre plumba në këmbë, shoku fsheh armën dhe arratiset

Shares

Një i ri mbeti i plagosur me tre plumba në këmbë pasi arma të cilën ai mbante në brez teksa konsumonte kap u shkrep në mënyrë të pavullnetshme.

I riu me inicialet R.M ndodhej në një lokal në rrugën “Xhorxh Bush” pranë parlamentit, së bashku me shokun e tij me inicialet M.Xh.

R.M mbeti i vetëplagosur nga arma, por shërbimet e policisë që mbërritën në vendngjarje të njoftuar nga qytetarët, nuk gjetën armën në lokal.

Dyshimet e Policisë së Tiranës janë që armën ta ketë marrë shoku i të vetëplagosurit, M.Xh i cili është larguar dhe tashmë është shpallur në kërkim nga uniformat blu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...