Zgjedhja e Presidentit në Kosovë, 79 deputetë në votim, nuk arrihet kuorumi,...

Zgjedhja e Presidentit në Kosovë, 79 deputetë në votim, nuk arrihet kuorumi, votim tjetër

67
0
Shares

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur kuorum edhe në raundin e dytë. 79 deputetë kanë votuar, ndërsa Kuvendi është në një pushim 30 minutësh.

Në përsëritjen e rundi të dytë, deputetja e LDK’së, Valentina Bunjaku u bind që të votojë.

Ndërkohë që tre deputetë të tjerë në LDK nuk kanë marrë pjesë në votim. Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj nuk po marrin pjesë në votim edhe pse po qëndrojnë në sallë gjatë votimit.

Nlse nuk do të ndryshojë situata zgjedhja e Presidentit futet në ngërç.

Në votimin e parë nuk u arrit të bëhen 80 vota në kuti, që të quhej i konsumuar raundi i parë për të shkuar në raundin e dytë të votimit.

Por, çfarë ndodhë, nëse nuk arrihet kuorumi i nevojshëm prej 80 votave në kuti edhe në raundet e tjera?

Sipas procedurave dhe afateve ligjore, i njëjti votim mund të përsëritet deri në afatin e fundit pwr zgjidhjen e presidentit.

Nëse edhe deri atëherë nuk arrihet kuorumi i nevojshëm, dhe nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.a.a

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY