E vërteta e shkrimit të New York Times, Kryeministri Rama bën sërish...

E vërteta e shkrimit të New York Times, Kryeministri Rama bën sërish ‘fake news’

249
0
Shares

Sot në nisje të procesit të vaksinimit të oficerëve të Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama siguroi kryepolicin Ardi Veliu se vartësit e tij do të injektoheshin me një dozë të sigurtë. Për t’u dhënë zemër “bluve” të vendit, Rama përmendi edhe një artikull të gazetës New York Times lidhur me efikasitetin e vaksinës kineze. Sipas tij, Sinovacc konsiderohej si më e sigurta në botë për t’u imunizuar ndaj pandemisë.

“Dje ishte interesant kishte nxjerrë New York Times një artikull bazuar në të dhënat e derimëtanishme ku thoshte se Sinovac ishte i pari në efiçencë,”-tha Rama.

Por e vërteta është ndryshe… Artikulli, i publikuar më 4 mars të këtij viti, rezultoi se nuk është i vërtetë por është vetëm një mendim i disa autorëve. Por asnjëherë qëndrim ose analizë e vetë “NYT”. “Associated Press” ka zbardhur gjithçka, duke risjellë edhe postimin dhe heqjen e përgjegjësive nga NYT prej artikullit të botuar në faqen e tyre, edhe pse kishte marrë dhënë. Në sektorin e kontrollit të fakteve të AFP, ka shkuar edhe më tej, duke hedhur poshtë të gjithë shënimin me fakte. Sipas esesë, thuhej se vaksina kineze nuk kishte shkaktuar asnjë vdekje, ndërsa vetëm në Hong Kong ka pasur 3 raste.

Por si ka mundësi që Rama nuk është “update-uar” me ndryshimet e bëra? Që prej 4 marsit, gati një muaj pas, kryeministri është mbajtur në terr informativ dhe nuk i është treguar përgënjeshtrimi. Apo ka ditur gjithçka por e ka përdorur për t’i siguruar shqiptarët se po marrin një vaksinë të padëmshme? Përgjigjen e di vetëm ai! Mirëpo herë të tjera që përdor apo lexon media të huaja, duke të hedhë dhe një sy tek kategoria. Ndryshe shpërndan “fake-news” pa e kuptuar. Njëjtë siç ndodhi me rastin e gazetarit, i cili e kishte ironizuar duke inskenuar një intervistë me të. Pa e parë kategorinë, e cila qartësisht lexonte “Opinione”, Rama e akuzoi duke mos i kursyer as ofendimet.

SHKRIMI I PLOTË:

Një pretendim që gazeta amerikane “The New York Times” dhe transmetuesi gjerman Deutsche Welle lidhur me vaksinat kineze anti-COVID është shpërndarë shumë në rrjetet sociale. As pjesa e opinionit dhe as artikulli i lajmeve nuk renditën sigurinë e vaksinave Covid-19, ashtu siç shkruhet në 4 Mars 2021.

Postimi i gjatë kinez përkthehet kështu në anglisht: Për informimin e të gjithëve: 1) New York Times, i cili shpesh bën vërejtje anti-Kinë, botoi një artikull rreth dy javë më parë me titull: ‘Është Koha të Besojmë te Vaksinat e Kinës dhe Rusisë’, 2) Media e famshme gjermane anti-Kinë Deutsche Welle ‘renditi sigurinë e dhjetë vaksinave të reja të koronavirusit në botë, dhe katër të parët janë të gjitha vaksinat kineze: 1. Sinopharm (Kinë); 2. Sinopharm (Kinë); 3. Sinovac Biotech (Kinë); 4. CanSinoBIO (Kinë); 5. AstraZeneca (MB); 6. Pfizer (SHBA dhe Gjermani); 7. Modena (SH.B.A.); 8. Johnson & Johnson (SH.B.A.); 9. Novavax (SH.B.A.) dhe në fund 10. Sputnik-V (Rusi).

“Sinopharm ka dy lloje të vaksinave, që janë renditur në vendin e parë dhe atë të dytë. Deri më tani, dhjetëra miliona njerëz në të gjithë botën janë injektuar me Pfizer, dhe vetëm rreth 20 deri në 30 ndërruan jetë. Në fakt, shkalla e aksidenteve është shumë e ulët, gjë që konsiderohet e sigurt. Kina ka eksportuar më shumë se 500 milion doza vaksinash në më shumë se 50 vende të botës dhe vlerësohet se qindra miliona njerëz janë vaksinuar. Vetëm Hong Kong-u ka regjistruar një rast vdekjeje që dyshohet të ketë lidhje me vaksinimin, por i ndjeri kishte diabet, hipertension, hiperlipidemi dhe sëmundje kardiovaskulare. Si David Hui, mjek konsulent për qeverinë e Hong Kongut, ashtu edhe specialisti i frymëmarrjes Leung Chi-chiu thanë se shkaku i vdekjes mund të mos ketë lidhje të drejtpërdrejtë me vaksinimin Sinovac Biotech, por që do të hetohet. Prandaj, shkalla e aksidenteve të vaksinave të Kinës është më e ulët dhe më e sigurt. Gjithkush mund të vendosë nëse do të vaksinohet ose cilën vaksinë do të zgjedhë në përputhje me situatën e tij madje dhe shumë njerëz të pasur nga Britania e Madhe fluturuan në Emiratet e Bashkuara Arabe për të marrë vaksinat kineze Sinopharm.”

I njëjti mesazh është publikuar edhe në Facebook. Një mesazh tjetër i ngjashëm ka qarkulluar në Whatsapp. Sidoqoftë, pretendimi është çorientues, pasi shkrimi nuk ka miratim nga NYT.  Pjesa e bërë virale u botua si një ese mendimi këtu në 5 shkurt 2021 nga Achal Prabhala dhe Chee Yoke Ling. Gazeta identifikoi Prabhala-n si një aktivist indian të shëndetit publik dhe Chee si një avokat të interesit publik të Malajzisë. Artikulli nuk ishte një miratim editorial i NYT dhe as një pjesë e raportimit nga korrespondentët e stafit të gazetës. New York Times e publikoi këtë deklaratë në Twitter në 10 Mars 2021 duke thënë se ishin në dijeni të mesazheve mashtruese që qarkullonin në internet.

Artikulli tjetër u botua në DW më 7 tetor 2020. Shkrimi titullohet “10 projektet më të përparuara të vaksinave Covid-19 në botë”. Sidoqoftë, raporti nuk rendit sigurinë e vaksinave Covid-19, siç pretendojnë postimet “fake”. Paragrafi i parë i raportit përkthehet: Aktualisht, ka 10 projekte të vaksinave të koronavirusit në botë që kanë hyrë në fazën e fundit, përkatësisht provat e Fazës III. Katër prej tyre janë nga Kina, tre nga SHBA, një nga Gjermania, një nga Britania e Madhe dhe një nga Rusia.

Pretendime të gabuara të sigurisë së vaksinave

Postimi krijon pretendime të shumta në lidhje me sigurinë e vaksinave, shumë prej të cilave AFP i ka zbardhur më parë. Postimi pretendon se pas marrjes së vaksinës Covid-19 të prodhuar nga Pfizer “rreth 20 deri në 30 vdiqën prej saj dhe me dhjetëra nisën që vuanin nga paraliza e fytyrës”. AFP ka zbërthyer pretendimet për vdekjet e lidhura me vaksinën Pfizer në Japoni, Gjermani, Norvegji dhe SH.B.A. Në të gjitha rastet, autoritetet mjekësore lokale thanë se nuk kishte lidhje të drejtpërdrejtë me vaksinat. AFP gjithashtu ka hedhur poshtë pretendimet se vullnetarët që provuan të parët dozat, pësuan paralizë të fytyrës. Vaksina Pfizer-BioNTech Covid-19 është aprovuar për përdorim nga vendet në të gjithë botën, përfshirë Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara.  Hong Kong u ofron vaksinave Sinovac qytetarëve, megjithëse kërkesa thuhet se ka rënë. Në total, tre njerëz kanë vdekur në Hong Kong pasi morën vaksinën Sinovac, dhe sipas të dhënave qeveritare të botuara dhe qeveria ka lejuar hetimin vetëm për një.  Pretendimi i postimeve se banorët e Mbretërisë së Bashkuar mund të marrin vaksinën Sinopharm të Kinës në Emiratet e Bashkuara Arabe duket se është pjesërisht i vërtetë, pasi siç përmendet në raportimet e mediave ka lidhje me një biznes ekskluziv të turizmit.dosja

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY