ARTAN FUGA/ Shko voto dhe trego se të paktën fyerjen dhe poshtërimin...

ARTAN FUGA/ Shko voto dhe trego se të paktën fyerjen dhe poshtërimin që të kanë bërë tash sa vite nuk e harron!

143
0
Shares
Ne nje poetim te tij ne rrjetet sociale, Akademiku Artan Fuga u kerkon qytetareve te shkojne te votojne nderkohe qe i keshillon ata se permes votes te tregojne se të paktën fyerjen dhe poshtërimin që të kanë bërë tash sa vite nuk e harron.
Postimi i Fuges:
Cdokush që mendon se meqë është i pakënaqur nga politika në përgjithësi, (nuk besoj se është më shumë se mua), dyshon të shkojë ose jo të votojë, bën gabimin e jetës së tij si qytetar!
Gjithçka bëhet që ju të mos shkoni në votime! Prandaj e kthejnë gjithçka në një kotësi, në fraza prej kllouni, në një degjenerim të arsyes, në një lojë fëmijësh ku gjithçka e dikërka baba i dehur që ka shok të fortin e katundit dhe pasi bën xhiro vjen në darkë dhe na rreh me çfarë t’i zejë dora, bëjnë si të përulur pasi janë sjellë si cuba, me deputetë që nuk kanë as guximin dhe as kapacitetin mendor të dalin e t’u thonë njerëzve çfarë katrahure kanë gatuar, dhe ju të rrini në shtëpi, sakën se dilni për votime!
Kjo do të thotë që çështjen ta zgjidhin militantët, ata që nga indiferentizmi dhe qorrollisja jonë fitojnë vende punë, tendera, bursa studimi per kalamajtë, bursa ekselence, gjithçka të falur sepse janë ata që punojnë në llagëmet e administratës.
Ata të zgjuarit, ne budallenjtë e ndershëm thonë ata sepse nuk dimë jo se nuk duam të korruptohemi!
Cfarë gafe të mos shkosh të hedhësh votën. Në mos për gjë tjetër të paktën për të treguar se je gjallë, që je i keqtrajtuar, je i persekutuar, je pa të drejta, je skllav. Por, nuk dorëzohesh!
Nuk të kërkon njeri të jesh Spartaku! Por, të paktën mos u bëj si ajo skllavja e shtëpisë që ishte e kënaqur me skllavërinë e saj sepse hante me qenin e të zotit.
Në mos shko me arësye, shko për inat, në mos shko për bindje, shko për të gjitha ato momente turpi, fyerjeje, dhunimi psikologjik, talljeje që të kanë bërë në vite!
Shko trego se ekziston! Vetëm kaq! Pastaj jeta vazhdon, 26 prilli nuk do të jetë ulja e anijes kozmike në parajsë, por mund të jetë një fazë e re e përpjekjeve tona për të mos na trajtuar si majmunë! Si kavje që zgjasim krahun dhe shkëmbejmë një pickim me një mosvajtje në votim!
Mos bëjmë atë që na fusin në kokë se duhet bërë. Na mërzisin aq shumë, politikën nga e cila fitojnë pasuri përrallore e paraqesin te ne si diçka qesharake për të cilën nuk ja vlen të interesohesh, pikërisht që ne të themi: Ehu politika! Të mos paraqitemi në votime, për ta lënë vendin bosh!
Mos bëhemi idiotë!
Të gjithë në votime!
Për inat, në mos për bindje, për kokëfortësi që shqiptari e ka virtyt në mos për qartësi. Mos rri në shtëpi dhe s’të ka kush në defter! Ke rastin e vetëm në jetë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY