FOTO/ Lajmi për 2 viktima zbraz nga të moshuarit Sheshin Skënderbej

FOTO/ Lajmi për 2 viktima zbraz nga të moshuarit Sheshin Skënderbej

189
0
Shares

Numri i të moshuarve që janë deejtuar në qendrat e vaksinimit në sheshin Skënderbej sot numërohen me gishtat e dorës pas lajmit se dy peesona humbën jetën pasi bënë vaksinën kineze.

Në këto foto të LSA nga qendra e vaksinimit në sheshin “Skënderbej”, karriget duken të zbrazura, dhe të moshuarit që marrin dozën numërohen me gishtat e dorës.

Një ditë më parë pamja ishte krejt ndryshe.

Lajmin për vdekjen e dy të moshuarve në Shqipëri ngjalli debat, duke zgjuar reagime mbi vaksinat kineze. Mjeku Erion Dasho iu drejtua me rekomandim Ministrisë së Shëndetësisë që të pezullojë fushatën e imunizimit me CoronaVac, derisa vdekjet të vërtetohen si të palidhura me vaksinën.

Më i ashpër ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha i cili lëshoi akuza të forta ndaj kreut të qeverisë Rama dhe ministres Manastirliu se kanë fshehur pasaportën dhe protokollin zyrtar botëror lidhur me vaksinën kineze.

“Autoritetet kineze kane njoftuar zyrtarisht qeverine shqiptare se ndalohet te perdoret vaksina Sinovac ne personat me moshe 60 vjeç e siper. Por Xhahili i Surrelit dhe Ndrikull Hajnia fshehin ne menyre kriminale njoftimin zyrtar te autoriteteve kineze dhe vazhdojne te injektojne kete vaksine mijra raste te moshes 60 vjeç e siper gje qe eshte shoqeruar keto dite me shtim te vdekjeve pas vaksines ne keta persona. Perveç kesaj Xhahili i Surrelit dhe Ndrikull Hajnia fshehin ne menyre po kriminale daten e skadences se vaksines kineze por edhe te Astra Zeneka.Shtoj ketu se sipas mediave nje sasi e vaksines se Astra Zeneca te marre nga Beogradi sipas mediave qe citojne kryeministren e Serbise skadoi me daten 28 mars.

Duke denuar si te papergjegjshme kriminale keto qendrime te Xhahilit te Surrelit dhe Ndrikull Hajnise, te cilat po kushtojne jete te shumta njerezish kerkoj:
1-nderprejen e menjehershme te perdorimit te vaksines kineze tek personat 60 vjeç e siper,
2-berjen menjehere transparente te dates se skadimit te te tre vaksinave qe perdoren ne Shqiperi.
3-avokati i popullit te marre ne shqyrtim urgjentisht te gjithe dokumentacionin e vaksinave qe administrohen e Shqiperi dhe tia dergoje per hetim dhe ekspertize OBSH”, shkruante Berisha nje dite me pare.

Komiteti I Ekspertëve për vlerësimin e efekteve të vaksinave thanë sot se fatalitetet nuk lidhen me aplikimin e vaksinës. Në fakt një nga viktinat u varros pa bërë autopsi kështu që përfundimi i Komitetit nuk bind. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY