Komisioni i Sigurisë miratoi ndryshimet ligjore në ligjin për masat shtesë të sigurisë. Komisioni gjithashtu rrëzoi me votën dekretin e Nishanit për këtë ligj.
Ky ligj u miratuar pa pranin e opozitës. Por diskutimet u shoqëruan me debate mes PS dhe LSI. Relatori i ligjit, deputeti socialist Pjerin Ndreui kërkoi kreut të Komisionit Braho të shtyhet pë nesër mbledhja, pasi nuk ishte njohur mendryshimet që i janë bërë ligjit pas negociatave, PS-LSI.
DEBATI
Ndreu:“Të shtyhet për nesër ligji i kamerave.Unë jam relator e s’jam njohur me ndryshimet”.
Braho:“Duhet te shqyrtohet sot, nesër është vonë për seancë”.
Ndërkohë opozita deklaroi se pas ligjit fshihet pazari i qindra miliona eurove. Deputeti Flamur Noka tha jashtë Komisionit se nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë.
Noka:“Mbledhja një çorbë nga shumica. Prapa ligjit fshihet pazari i qindra mln eurove të kamerave të sigurisë, opozita nuk do marrë pjesë në mbledhjen e komisionit të sigurisë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












