Mentor Kika është shkarkuar nga kryeredaktor i TCH. Duke iu referuar burimeve brenda këtij TV, portali Newsbomb.al shkruan se dyshohet se shkak është bërë përplasja e gazetarit me mjeken Anika Dokle.
Kikia njihet për qendrimet e tij të forta për çështje të ndryshme edhe në profilet e tij në Facebook. Shpesh këto qendrime nuk kanë qenë në të njëjtën linjë me vijën editoriale të lajmeve në edicionet e Top Channel, aty ku ai ka punuar prej vitesh si kryeredaktor.
Ndërkohë, vetë Kikia është shprehur se i është komunikuar largimi gojarisht nga Sokol Balla, por nuk ka një vendim me shkrim nga drejtuesit e TCH.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












