Nga qyteti i Shkodrës, vend ku në 1 prill të 2013s, kreu i LSIsë Meta dhe kryeministri aktual Rama shpallën marrëveshjen për aleancën parazgjedhore, kryeparlamentari iu përgjigj interesit të medias, nëse dy forcat politike do të jenë në koalicion parazgjedhor edhe për garën e 2017s.
“Interesi tani është i fokusuar te zgjedhjet brenda LSIsë. Por lidhur me koalicionin me Partinë Socialiste, ne i kemi qëndruar dhe i qëndrojmë marrëveshjes së firmosur në Shkodër”tha Meta, pa dhënë detaje të tjera. Edhe pse, mund të kujtojmë që ajo marrëveshje ishte për një koalicion 4vjeçar mes dy forcave politike.
Replikat me Tahirin për kanabisin
Ne jemi për luftën kundër cdo aktiviteti kriminal në cdo drejtim, kjo e kanabisit është një cështje që ka ekzistuar edhe më parë, dhe në këtë drejtim e kam thënë që është e rëndësishme të bashkohen forcat dhe përpjekjet për tu përballur sa më seriozisht këtë fenomen, por edhe për të mos e bërë një debat ekstrem politik, përvec policisë edhe prokuroria ka një rol të rëndësishëm për të luajtur e cuar cdo cështje deri në fund.
Për rivalin Spahiu në garën për LSI
Unë përpiqem të ndryshoj cdo ditë për mirë, dhe këtë e kanë të gjithë edhe për forcën e përbashkët politike. Shpresoj që të gjithë të ndryshojmë për mirë cdo ditë, jo vetëm LSI, por gjithë politikën shqiptare dhe të krijojmë një ambient sa më të qetë, e bashkëpunues, pasi kjo i duhet edhe rritjes së shpresës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












