LAJMI I FUNDIT/ Ndryshon regjimi ne shkollat 9 vjecare dhe te mesme

LAJMI I FUNDIT/ Ndryshon regjimi ne shkollat 9 vjecare dhe te mesme

135
0
Shares

Komiteti i eksperteve ka vendosur te alternoje mesimin ne shkollat 9 vjecare dhe te mesme. Ministrja e Shendetesise Ogerta Manastirliu i kankerkuat Ministrisë së Arsimit që prej 1 Dhjetorit të aplikojë mësim të alternuar, online dhe në shkolla.

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu  tha se kjo bëhet për të minimizuar rrisqet gjatë kësaj periudhe ku të pranishme janë edhe infeksione të tjera respiratore. Mësimi do të alternohet, theksoi ministrja, bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore.

“Të dashur qytetarë, Ashtu siç e kemi përsëritur në këto javë, për ne shëndeti është i pari dhe mirëqenia e përgjithshme e fëmijëve tanë, shëndeti dhe siguria e tyre, janë prioritet absolut. Deri tani, siç ekspertet analizojnë, fëmijët nuk vlerësohet të jenë transmetues të lartë të infeksionit nga Sars-CovV2. Rezulton se protokollet e sigurisë në tërësi janë zbatuar nga strukturat arsimore, gjë që është reflektuar dhe në shifra. Por, për të minimizuar risqet gjatë kësaj periudhe, ku të pranishme janë edhe infeksione të tjera respiratore, kemi peshuar rëndësinë e ekuilibrit të mirëqenies dhe sigurisë së shëndetit të fëmijëve, dhe pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve kemi vendosur:

T’i rekomandojmë MASR që, nga data 1 Dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, pra në formën tradicionale, me prani fizike duke e kombinuar dhe me mësimin ne distance (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore”, u shpreh Manastirliu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY