Brataj:Janë trefishuar thirrjet te 127.Stop mosrespektimit të masave

Brataj:Janë trefishuar thirrjet te 127.Stop mosrespektimit të masave

62
0
Shares

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Brataj bën thirrje  që të ndalet menjëherë mosrespektimi i masave pasi në ditët e fundit është trefishuar numri i thirrjeve për ndihmë mjekësore drejt 127, numri i vizitave në banesë për të sëmurë me Covid-19, si dhe numri i pacientëve drejt spitaleve.

Sipas Bratajt, manifestimet pa maska në ditët e fundit, takimet zgjedhore pa respektim të distancës fizike dhe qëndrimi në lokale pa maska janë burim i sigurt i shpërndarjes së infeksionit.

Reagimi i plotë

“STOP mosrespektimit të masave!!

Masat në këtë moment, nuk po respektohen mjaftueshëm! Është thënë disa herë që do të vlerësohet efikasiteti i tyre herë pas here. Tani po përballemi me efektin e hapjes së shkollave!

Ditët e fundit është trefishuar numri i thirrjeve për ndihmë mjekësore drejt 127, po ashtu numri i vizitave në banesë për të sëmurë me Covid-19.

Është rritur numri i pacientëve drejt spitaleve!

Manifestimet pa maska të ditëve të fundit, takimet zgjedhore pa respektim të distancimit fizik, janë burim i sigurt i shpërndarjes së infeksionit. Rritja në vazhdim e numrit të të infektuarëve në ditët e fundit është rezultat i hapjes së shkollave, mos respektimit të masave të tjera, qëndrimi në lokale pa maska ku nuk ruhet distancimi fizik!

Respektimi i masave është shumë i domosdoshëm në këtë moment të pandemisë! Vetëm institucionet nuk mund t’ja dalin pa ndihmën e qytetarëve, pa bashkëpunimin tuaj!

Kujdes! Virusi nuk njeh kthim mbrapa. Ai dëmton, ai nuk mban radhë, ai nuk njeh moshë, ai merr jetë, ai jeton vetëm në qelizat humane, ai jeton vetëm në trupin tonë. Ndalojeni të hyjë në trupin tuaj, respektoni rregullat e higjenës, ruani distancimin fizik, mbani maskën në të gjitha ambientet!

Ndoshta shumë njerëz nuk e mendojnë si e mendoj unë, ndoshta nuk janë dakort me masat, por detyra ime është të informoj qytetarët, është të shpëtoj jetën e njerëzve!

Ndoshta do më shani sot! Nuk  ka rëndësi. Shëndeti juaj është i pari, shëndeti i shqiptarëve është i pari. E rëndësishme është të veprohet tani, sot, menjëherë! Përndryshe pasojat do ti vuajmë të gjithë dhe për një kohë të gjatë!

Ruani veten, ruani familjen, ruani shoqërinë, ruani jetën!

Vetëm së bashku mund t’ja dalim!

Dr. Skender Brataj”

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY