VIDEO/ PD: Edi Rama pengon qellimisht integrimin e Shqiperise

VIDEO/ PD: Edi Rama pengon qellimisht integrimin e Shqiperise

57
0
Shares

“Shqiptarët nuk e meritojnë pengmarrjen 7 vjeçare të procesit të integrimit nga Edi Rama”, deklaron Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

“Edi Rama është përgjegjësi i vetëm pse Shqipërisë i refuzohet në mënyrë të persëritur nisja e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian. Etja e tij për pasuri dhe pushtet të paligjshëm, skemat e njëanshme për të ndryshuar vullnetin e shqiptarëve me ligje antidemokratike janë e vetmja pengesë për Shqipërinë në Europë.

Shqiptarët nuk e meritojnë pengmarrjen 7 vjeçare të procesit të integrimit europian nga Edi Rama. Kjo nuk është është çështje e brendshme e asnjë prej vendeve anëtare të BE siç mashtron Edi Rama pas çdo dështimi për të përmbushur kushtet.

Më 25 Prill shqiptarët do të vendosin edhe për të rikthyer Shqipërinë në kursin e reformave të nevojshme që mundësojnë nisjen e shpejtë të bisedimeve dhe antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Me Edi Ramën, armik i zgjedhjeve dhe i integrimit europian, Shqipëria nuk ka të ardhme!”, komenton Bardhi ne videon e shperndare kete mbremje ne rrjetet sociale. /DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY