Ministri i Jashtëm gjerman:Shqipëria varet nga kushtet, Maqedonia e Veriut mban Konferencën...

Ministri i Jashtëm gjerman:Shqipëria varet nga kushtet, Maqedonia e Veriut mban Konferencën Ndërqeveritare këtë vit

64
0
Shares

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mesa duket nuk do të ndjekin të njëjtën rrugë lidhur me procesin e Integrimit.

Heiko Maas, Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ka deklaruar si kryesues i Presidencës së Bashkimit Evropian se është planifikuar mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave brenda këtij viti për Maqedoninë e Veriut, ndërsa për Shqipërinë, ai tha se do të varet nga kushtet.

Këto deklarata, Maas i bëri gjatë Forumit Ballkanik Kundër Antisemitizmit gjatë të cilit deklaroi:

“Ne hapëm dyert për bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kemi në plan që Konferencën e Parë të Anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut ta mbajmë para mbylljes së Presidencës Gjermane. Dhe, nëse kushtet do ta lejojnë, edhe me Shqipërinë.”

Maas gjatë konferencës foli edhe rreth fenomenit të migracionit për të cilin iu referua të dhënave të revistës “The Economist” ku parashikohet se deri në vitin 2050 popullsia e Bosnjës, Shqipërisë dhe Serbisë do të tkurret me 1/3 e saj, ndërsa sipas një studimi të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal 71 % e të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor janë duke marrë në konsideratë lëvizjen jashtë vendi”.

Lidhur me këtë fenomen ministri i Jashtëm gjerman tha: “Është në interesin tonë të përbashkët strategjik, që vendet tuaja të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Aty është vendi i tyre. Aty shumica e të rinjve tuaj duhet të shohin të ardhmen e tyre. Dhe nëse BE nuk vjen tek ata, do të jenë ata që do të shkojnë në BE. Numrat flasin vetë. Në vitin 2001, para se të bashkoheshin me BE-në, 75 për qind e të rinjve rumunë donin të largoheshin prej vendit të tyre. Sot, dy të tretat e tyre dëshirojnë të qëndrojnë. Shpresojmë të shohim të njëjtin zhvillim edhe në Ballkanin Perëndimor.”

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY