Gjermania fillon “karantinën e lehtë”. Kufizimet e reja fillojnë nga 2 nëntori

Gjermania fillon “karantinën e lehtë”. Kufizimet e reja fillojnë nga 2 nëntori

66
0
Shares

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka njoftuar hyrjen e Gjermanisë në “karantinë e lehtë” duke nisur nga dy nëntori.

Kancelarja tha që masat që do të aplikohen në të gjithë vendin synojnë kufizimin e kontaktit sa më shumë të jetë e mundur dhe ndalimin e përhapjes së virusit, teksa shtoi se shkollat ​​dhe çerdhet do të mbeten të hapura.

“Ne duhet të veprojmë, dhe duhet ta bëjmë tani, për të shmangur një emergjencë akute shëndetësore kombëtare. Nëse infeksionet vazhdojnë me këtë ritëm, do të arrijmë kufijtë e kapaciteteve të sistemit tonë shëndetësor” tha Merkel.

Në kuadër të masave të reja qeveria federale dhe 16 kryeministrat shtetërorë të vendit kanë vendosur të mbyllin restorantet, pub-et, panairet tregtare, teatrot dhe qendrat e fitnesit përgjatë gjithë nëntorit.

Të gjitha garat sportive profesionale në Gjermani, përfshirë edhe futbollin e nivelit të lartë, do të mbahen me dyer të mbyllura nga e hëna dhe aktivitetet sportive amatore nuk do të lejohen.

Merkel tha që nuk do lejohet mbledhja e më shumë se dhjetë vetëve dhe kontakti është vendosur të kufizohet në dy familje. Qeveria i këshilloi qytetarët të mos bëjnë udhëtime të panevojshme në rajone të tjera të Gjermanisë.

Gjermania numëron 477,203 të infektuar dhe 10,347 viktima që nga fillimi i pandemisë COVID-19.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY