Rexhep Tajip Erdogan ka vazhduar me kërcënimet ndaj Greqisë menjëherë pas mbledhjes së kabinetit.
“Ne kemi makthe për ata që nuk heqin dorë nga ëndrrat e tyre për t’u përjashtuar nga Mesdheu Lindor , diçka që ne do ta mbrojmë me jetën tonë kur është e nevojshme. Ne nuk do të lejojmë që të drejtat tona të shkelen,” tha Erdogan, duke iu referuar atyre që përpiqen të izolojnë Turqinë dhe duke shprehur, qartazi mospëlqim për çështjet e bashkimit doganor që ka kërkuar Greqia.
Presidenti turk foli edhe rreth vendndodhjes së gazit natyror në Detin e Zi e tha “Çdo metër kub gaz i zbuluar në Detin e Zi do të përdoret për prosperitetin, paqen, sigurinë dhe të ardhmen e këtij vendi dhe kombi.”
“Ne nuk ndalemi të qëndrojmë pranë vëllezërve tanë. Ata që godasin atdheun tonë, flamurin tonë, vlerat tona, do t’u priten duart, ” u shpreh ai, duke theksuar se Turqia është prezente nga Ballkani në Kaukaz dhe nga Afrika në Azi.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/