FOTO/ Mjekja seksi shëtit nëpër spital, qytetarja: Mos po shkon në pub?

Shares

Që sistemi shëndetësor në Shqipëri është kalbur, këtë e kemi thënë e stërthënë. E dimë të gjithë dhe e konfirmojnë qytetarët që kanë halle çdo ditë dhe që përballen me bluzat e bardha.

Veç problemeve të shumta sa i takon kushteve apo mungesës së medikamenteve të ndryshme, ajo që i ka bërë përshtypje një pacienteje ditën e sotme, ka qenë paraqitja e një mjekeje në ambientet e spitalit.

Ajo mbante veshur përparësen e bardhë, të cilën e kishte lënë tërësisht të zbërthyer. E pispillosur, e krehur dhe e lyer, mjekja nuk kishte harruar të vishte takat dhe minifundin apo fustanin, për të qenë sa më e paraqitshme përpara pacientëve të saj të vuajtur e të sfilitur nga hallet.

“A mundet ne spitalet europian te kete doktorshat taka sikur shkojne ne muzike e pub dhe jo ne spital? Si mund ti sherbejë te semurit? Kjo mjeke ndodhet tek urgjenca, tek onkologjiku”, – shkruan ndër të tjera mesazhdërguesja në redaksinë e Jetaoshqef.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...