Godet me makinë 16 vjeçarin dhe ikën nga vendngjarja

Godet me makinë 16 vjeçarin dhe ikën nga vendngjarja

41
0
Shares

Një adoleshent mbeti i plagosur rëndë sot ne Maliq kur u godit nga një makinë.

Drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja por me pas u kap nga policia.

”Më datë 04.10.2020, rreth orës 20:40, në fshatin Symiz, shtetasi E. S., rreth 66 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin R. J., rreth 16 vjeç, banues në Symiz, këmbësor në rrugë, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, por u kap menjëherë nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 3, Korçë, ku më pas u bë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme proceduriale”, raporton policia e Korces./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY