Bie nga skela dhe humb jetën punëtori, ndalohen drejtuesit e kompanisë

Shares

Policia e Fierit ka ndaluar dy persona, për mungesë tësigurisë në punë. Bëhet fjalë për sipërmarrësin dhe inxhenierin e një firme ndërtimi, kjo pasi dy ditë më parë një punëtor ra nga nga skela dhe humbi jetën.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se të ndaluarit janë Bledar Profka, 35 – vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh”, me detyrë inxhinier i ndërtimit, që ka në kontroll punimet në rrugën “Mujo Ulqinaku”, në Bashkinë e Fierit.

Si dhe Agron Ramaj, 48 – vjeç, banues në lagjen “Konferenca e Pezës”, me detyrë sipërmarrës të lyerjes së fasadave të pallateve në Bashkinë e Fierit.

Ndali i tyre u bë pasi gjatë ditës së diel, në lagjen “Liri”, është rrëzuar nga skela punëtori i firmën “AGBES”, 56 -vjeçari,E.Gj, banues në lagjen “Kastriot” Fier. Si pasojë e plagëve të marra ai ndërroi jetë një ditë më pas në Spitalin Ushtarak të Tiranë.

Mbi të ndaluarit rëndon akuza për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrotjes në punë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...