Lëvizte me pistoletë natën nëpër Tiranë, arrestohet

Shares

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një shtetas të cilit iu gjet një armë zjarri tip pistoletë dhe një krehër me dy fishekë.

Në pranga ka rënë shtetasi Juxhin Kulla, 23 vjeç, rezident në Itali. Ai akuzohet për “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278 Kodit Penal. Këtij shtetasi më datë 27.09.2016, rreth orës 00:30, në rrugën “Qemal Stafa”, shërbimet e Komisariatit të Policise Nr 1, i kanë kapur në flagrancë një armë zjarri të tipit pistoletë të cilën e mbante me vete pa leje. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278 Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...