‘Edi Ramës i duhet më shumë se një mandat për të përfunduar Reformat’, sa e besojnë këtë shqiptarët?

Shares

Kryeministrit Edi Rama i duhet më shumë se një mandat për të përfunduar reformat. Kjo ishte citimi qe Kryeministri shqiptar I ka bere ish- kancelari gjerman Gerhard Schröder i cili ishte i ftuar ditën e djeshme në Kryeministri. Kaq ka mjaftuar edhe Rama i ka “fiksuar” këto fjalë megjithese nuk jane thene ne ndonje deklarate shtypi apo cituar nga nje burim I pavarur.

 “Mbrëmë në COD me Gerhard Schröder, Kancelarin gjerman të viteve 1998-2005, reformatorin e madh të Gjermanisë e të vetë Partisë Socialdemokrate Gjermane, që erdhi në Shqipëri për t’u njohur nga afër me reformat tona dhe folur për sfidat e modernizimit në kontekstin e sotëm europian e rajonal. I mbresuar shumë pozitivisht nga rruga e Shqipërisë tre vitet e fundit, Kancelari Schröder uroi që të vazhdojmë në këtë rrugë reformash, duke theksuar se rezultatet e kësaj rruge kërkojnë më shume se një mandat për t’u prekur nga të gjithë”, shkruan Rama ne rrjetet sociale.

Por a besojne shqiptaret ato cfare thote Rama se tha Shreder. Kush i siguron shqiptaret që edhe në mandatin tjetër reformat nuk do të dështojnë, ashtu sic dështoi ajo në arsim, në luften kunder informalitetit ne biznese, reforma në bujqësi, nderkohe qe refroma ne energji nisi mijera shqiptare drejt emigrimit. Të gjitha refromat e mesiperme hasën reagime të forta nga qytetarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...