Për 60 minuta Rama dhe Meta takim në Kuvend

Shares

Për rreth 60 minuta, në Kryesinë e Kuvendit është zhvilluar një takim ndërmjet Kryeministrit Edi Rama dhe Kreut të Kuvendit Ilir Meta. Takimi ndërmjet dy palëve nisi rreth orës 10:20. Në përfundim të tij palët nuk dhanë deklaratë për mediat.

Gjatë ditëve të fundit, dy liderët e partive kryesore politike në vend kanë zhvilluar takime me ambasadorin amerikan Donald Lu dhe ish- ambasadorin, Aleksandër Arvizu.

Çështja kryesore e këtyre takimeve kanë qenë 6 ligjet e Reformës në Drejtësi. Ligjet e mbetura të Reformës pritet të kalojnë në Kuvend, më 29 Shtator.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...