Zbulohet emri i deputetit që hyri në burgun 302, ja kë takoi

Shares

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, i cili ka vizituar dy ditë më parë një të paraburgosur në burgun nr.302 në Tiranë, është kryetari i këtij komisioni, deputeti Spartak Braho. Lajmi konfirmohet për gazetën “Panorama” nga burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Sipas burimeve, deputeti Braho ka qenë i pranishëm në ambientet e burgut “Mine Peza” për një takim me ishzëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Iliaz Labi, person nën hetim në masë sigurie “arrest në burg” për “korrupsion”. “Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare ka qenë në ambientet e paraburgimit ‘Mine Peza’, nr.302, ku ka zhvilluar një takim me të paraburgosurin Labi”, thanë burimet, duke mohuar që ai të ketë takuar persona të tjerë.

U bë e ditur se vizita e deputetit është zhvilluar në zbatim të procedurës dhe rregullores së institucionit. Për shkak të statusit të deputetit, Braho e ka të drejtën e takimit me persona të izoluar në institucione të paraburgimit. Hyrja është dokumentuar në regjistrin e hyrje­daljeve të institucionit, ku shënohet edhe arsyeja e vizitës. Në rastin në fjalë, motivi ka qenë “takim me të paraburgosurin Iliaz Labi”. Të njëjtat burime saktësuan se vizita e Brahos ka qenë e dyta në një hark kohor prej një jave. Mësohet se mes kreut të Komisionit të Sigurisë dhe ish­zëvendësdrejtorit të Burgjeve ka njohje personale e miqësi familjare dhe vizitat e shpeshta mund të kenë lidhje dhe me interesimin e deputetit për disa probleme shëndetësore nga të cilat vuan i paraburgosuri Labi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...